20:40 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Yllka Kuqi në pritje të ëmbël, publikon imazh të veçantë pranë bashkëshortit

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi po kalon në momentet më të veçantë në jetë.

Artistja gjakovare është shtatzënë për herë të parë, dhe në rrjetet sociale ka publikuar imazhe nga pritja e ëmbël, shkruan Indeksonline

Yllka shihet e mbuluar me një fustan të tejdukshëm që ia zbulon barkun e fryrë, teksa bashkëshorti i saj qëndron ulur në gjunjë pranë saj.

“Dashni”, ka shkruar Yllka mbi imazh, për të uruar kështu edhe 14 shkurtin, ditën e Shën Valnentinit.

Çifti duken të lumtur së bashku, derisa presin  me padurim anëtarin më të ri të familjes së tyre./Indeksonline/