12:20 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Yllka Kuçi thumbon koleget: S’u mësova kurrë të përdorja ‘photoshop’-in

Ajo njihet për zërin unik, por edhe stilin e veçantë dhe me shije.

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuçi është një përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, ndërsa çdo herë shfaqet mjaft e ”kuruar”, shkruan Indeksonline.

Paraqitjet e saj janë shumë atraktive dhe pamja e saj rrëmben vazhdimisht vëmendjen, e po njëjta gjë ndodhi edhe me postimin e fundit.

Por, Yllka në një publikim që ka bërë së fundi, ka thumbuar koleget që përdorin ‘photoshop’.

“Nuk u mësova kurrë me përdor ‘photoshop’-in, më falni a”, ka shkruar Kuçi në imazhin që ka ndarë me adhuruesit.

Ndryshe, edhe ky sezon ka qenë tejet i angazhuar për këngëtaren, projekti i saj i fundit është kënga ‘Po sillna’./Indeksonline/