22:13 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Yllza Hoti: Qeveria ilegale po shfrytëzon situatën, për t’i përmbushur axhendat e saj

Deputetja Yllza Hoti nga VV-ja ka thënë se me kërkesën e fundit për aprovimin e rishikimit të projektligjit për buxhetin e Kosovës, qeveria ilegale po vazhdon me mungesën e transparencës dhe me shfrytëzimin e situatës së krijuar nga pandemia për t’i përmbushur axhendat e saj.

“Me arsyetimin se “nuk kemi mjete per t’i paguar masat e pakos emergjente”, qeveria ilegale po mundohet te dezinformoje publikun e qytetaret, perderisa interesi i qytetareve per ta eshte ne rend te fundit – gje qe po deshmohet me keqmenaxhimin e pandemise dhe efektet e renda qe po sjell kjo neglizhence. Me arsyetimin se “nuk kemi mjete per ta implementuar pakon e rimekembjes”, qeveria ilegale po mundohet ta shfrytezoje rastin per ta pershpejtuar procesin e rishikimit, ndonese Ligji per Menaxhimin e Financave Publike lejon bartje mes organizatave buxhetore deri ne 25%, gje qe do te lejonte financimin e pakos se rimekembjes e cila po perdoret si arsyetim”, tha Hoti.

Tutje ajo shton se përvec shtimit të pakos së rimëkëmbjes në projektligjin për buxhet, rishikimi i buxhetit ka ndryshime tjera të cila nuk përputhen aspak me situatën e tanishmë e as më Programin Qeverisës 2020-2023./Indeksonline/