Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-shefin e prokurimit në KEK, Ymer Dragushën për katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, ku edhe e ka dënuar me dy vjet burgim.
“Gjykata, duke u bazuar në nenin 76 të kodit penal, të pandehurit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjetëve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, u tha gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Po ashtu, gjykata e ka udhëzuar avokaturën shtetërore që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në procedurë të rregullt civile.

