Ymeri: Albin Kurti kërkoi që Dardan Molliqaj të mos kandidonte për deputet
Kandidati për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar që aktivisti Dardan Molliqaj të mos kandidonte për deputet të Lëvizjes, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në qershor.
Kështu ka thënë ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, i cili e quajti absurde atë kërkesë të Kurtit atë kohë.
Ai thotë se nuk ka pasur asnjë arsye për kërkesa të tilla.
Thotë se mospajtimet e fundit në VV u nxitën nga Kurti.
“Mendoj se Albini e ka nis e ka nxit këtë. Aktivistët e kanë shfrytëzuar e i kanë hedhur benzinë situatës. Por, Albini e ka nis. Fyerjet e aktivistëve nuk janë ndal. Albini nuk e pranoi marrëveshjen që të mblidhen të gjithë këta aktivistë e t’ua ndalojmë këto fyerje, por ai nuk pranoi. Unë nuk kam qenë cak i këtyre sulmeve. Reagimet e mija janë për shkak të mospajtimit me këtë situatë. Ndërsa, kishte individë ndaj të cilëve bëheshin sulme”, tha tutje Ymeri.