23:38 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Ymeri: E çuditshme se si LDK e ka nominuar Avdullah Hotin për kryeministër

Visar Ymeri thotë se është befasuar se si LDK e ka nominuar për kryeministër Avdullah Hotin.

Sipas tij, Hoti nuk ka qenë personi i  duhur për këtë detyrë.

“E çuditshme se si LDK e ka nominuar Avdullah Hotin, nuk kam ndonjë vërejtje, mendoj se ai ka qenë ministër i mirë. Logjika e ministrit të financave për nga natyra duhet të jetë shumë konzervator sepse e ka detyrë me rujt buxhetin e shtetit. Prandaj besoj se nuk ka qenë personi i duhur për këtë”, ka thënë Ymeri në Klan Kosova- transmeton Indeksonline. /Indeksonline/