Ymeri: Gjendja me energjinë elektrike në Ferizaj është e rëndë
Sipas raportimit të Janina Ymerit, qyteti i Ferizajt po përballet me reduktime të rënda të energjisë elektrike, ku në disa raste mungesa e rrymës zgjat me ditë të tëra, deri në një javë.
Sipas deputetës së LDK-së banorët janë detyruar të përdorin gjeneratorë, duke shkaktuar zhurmë të vazhdueshme në një pjesë të madhe të qytetit.
Postimi i plotë:
Gjendja me rrymë është e ranë në Ferizaj.
Më raportojnë se ka mungesë rryme me ditë të tëra deri në një javë. Në fotografi është pamja në shtëpi.
Zhurmon edhe gjysma e qytetit nga agregatë, Mars 2026.
Nëse ju thojnë prishje, ta dini që nuk ka rrymë, nuk ka Megavat, pjesa tjetër e arsyeve mund të jetë rast i izoluar po jo arsyeja për tërë këto reduktime./Indeksonline/

