12:07 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ymeri-Haradinajt: Pse s’po flet, ku je strukur…?

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri e ka quajtur hakmarrje politike flet-arrestet për tre deputetët e LVV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi si dhe Albulena Haxhiun.

Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj është dashur të reagojë për këtë rast.

“Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Politikisht dhe në aspektin kushtetues protesta jonë u dëshmua e drejtë dhe e domosdoshme. Duke e ndalur Zajednicën e shpëtuam rendin kushtetues të Republikës. Duke e pamundësuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi e ruajtëm integritetin territorial të Republikës.

Këto fletarreste për deputetët e dënime makabër për aktivistët janë hakmarrje e Klanit Pronto dhe Pronto 2 të LDK-së. Për shkak se nuk i lejuam ta shkatërrojnë Republikën.

Të dëshpëruar e në panik, sikur atëherë, do të dështojnë, sikur atëherë.

Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën.