14:37 / E Premte, 22 Mars 2024 / mp

Ymeri i ZRrE-së: Kërkesa e KEK-ut për rritje të çmimit nuk është marrë parasysh

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka deklaruar se nuk kanë pranuar propozimin e KEK-ut për rritjen e tarifave, por që nuk tregoi nëse do të ketë rritje ose jo.

“Çmimi i KEK-ut për rritje nuk është marrë parasysh. ZRRE ka marrë çmimin aktual të gjenerimit. Të hyrat e operatorëve në vlerë prej 399.6 milionë euro do të përfshihen në tarifat e konsumatorëve.

Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet e operatorëve dhe pastaj do të vendosim”, tha ai.