10:22 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ymeri komenton arrestimin e deputetëve të VV-së (Video)

Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë pas arrestimit të tre deputetëve të VV-së se ata po vinin për të marr pjesë në seancë.

Sipas tij, deputetët u ndaluan me brutalitet, për çka pësuan edhe deputetët tjerë, raporton Indeksonline.

“Kjo është vazhdimësi e veprave të pushtetit, pas dënimit të aktivistëve tanë padrejtësisht. Është e njëjta klikë e pushtetit, e cila po synon që ta dhunoj votën e lirë të qytetarit, pas vendimit të djeshëm të PZAP-it dhe që po tentojnë të përndjekin secilin aktivistë të Vetëvendosjes”, ka thënë Ymeri. /Indeksonline/