Ymeri: Kosova gjatë një viti importoi rrymë nga Serbia në vlerë mbi 3.2 milionë euro
Janina Ymeri nga LDK-ja ka thënë se Kosova vetëm për një vit ka importuar rrymë nga Serbia në mbi 3.2 milionë euro.
Ajo i ka quajtur filma deklarimet e zyrtarëve të VV-së se gjoja po e mbrojnë Kosovën nga Serbia.
Postimi i plotë:
Për një vit, 2025, Kosova ka importuar rrymë nga Serbia 3,234,127.98 euro ose mbi 3.2 milionë euro. (Dogana e Kosovës)
Mesatarisht çdo ditë, 8,860 euro para për rrymë për Serbinë.
Tash këta filmat me konferenca e zvarritje të proceseve se kinse Kuti e paria e tij po e mbron Kosovën nga Serbia i rikujtoni vetë, në ndërkohë që ne i paguanim Serbisë para për rrymë, e për çfarë jo tjetër./Indeksonline/

