14:41 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ymeri: Po tentohet grusht-shtet ndaj vullnetit të popullit (Video)

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se një grup i vogël “kriminal” po tenton të bëjë grushtet ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes së çiles po tentohet të prishet procesi zgjedhor e të anulohet vota e tyre.

“Këto vendime të sotme i shpallin luftë, grushtet ndaj qytetarëve të Kosovës se po tentohet të prishet procesi zgjedhor e të anulohet vota e qytetarëve. Duke filluar nga klani i Veselit e Mustafës e patrica Ramush Haradinaj janë bo bashkë,  po LVV janë bo bashkë, po na nuk e lejojmë, nuk rrim duar kryq e në qetësi. LVV bashkë më qytetarë nuk do të lejojë që vullneti i qytetarëve të përdhoset nga një ekip kriminelesh që është bë bashkë” ka thënë Ymeri, përcjell Indeksonline.

Ymeri u ka bërë thirrje vëzhguesve ndërkombëtar e ambasadave mike të Kosovës që të reagojnë ndaj dhunimit të demokracisë.

“Njëkohësisht i bëjmë thirrje vëzhguesve si dhe ambasadave mike të Kosovës. Të reagojnë kundër dhunimit të Demokracisë, vullnetit të shumicës së qytetarëve” ka shtuar Ymeri./Indeksonline/