21:26 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ymeri: Qëllimi i koalicionit AAK-PSD, dialogu të sjellë njohjen nga Serbia

Visar Ymeri nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se plani i tyre i dialogut është që të sjellë njohjen e Serbisë për Kosovës.

“Problematike është të shtrohet tema e dialogut dhe jo më të analizohet. Statistikat nuk mund ta tregojnë të vërtetën dhe dialogu deri tani ka qenë një proces që s’ka pasë fund dhe kryet e ka pasë të paqartë”.

“Nuk mund të ketë dialog ku palët nuk dakordohen që ai të jetë i tillë dhe që në fund të ketë një marrëveshje. Nëse i kemi dy palë që mendojnë se janë ulur për arsye të ndryshme, në dialog mund të ketë pasur rezultatet pozitive, por jo njohje”.

“Kjo është parimi numër një për ne. Pra ne kemi vendosur që dialogu duhet të fillojë me rezultat njohjen dhe pastaj të vijnë çështjet tjera”.

Për asociacionin e komunave me shumicë serbe, Ymeri tha se do të shfrytëzojnë edhe praktikat dhe rezultatet nga e kaluara për të pasur më shumë qëndrueshmëri parimore dhe fleksibilitet për të garantuar pjesëmarrje më të madhe.