14:25 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ymeri reagon pas vendimit për një muaj paraburgim të deputetëve të Vetëvendosjes

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar pas vendimit për një muaj paraburgim të tre deputetëve të kësaj partie, të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm.

Ymeri në një postim në Facebook ka kërkuar liri për deputetët e Vetëvendosjes dhe aktivistët e dënuar ditë më parë, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i Ymerit:

30 ditë paraburgim për deputetët, Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra.

Prapë Klani Pronto me shokë e paterica.

Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë.

Të njëjtit që po duan t’ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s. Sepse vetëm VETËVENDOSJE!-n e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale. Sepse janë kundër vullnetit popullor.

Dhe pengesë do të na kenë. Përjetësisht. Kundër krimit.

Liri për deputetët.

Liri për aktivistët. /Indeksonline/