Ymeri reagon për reduktimet: Rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
Edhe sot pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.
Për këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri.
Ymeri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ngritur shqetësime për menaxhimin e sektorit energetik në Kosovë.
Ajo ka treguar se vendi është në prag të kolapsit total.
“Pse po ndalet rryma dhe çfarë po ndodh? Komunikata e KOSTT-it thotë se KEDS-i ka porositur/rezervuar rreth 26% më pak rrymë sesa na nevojitet. Pra figurativisht, sikurse në Doganë mos me tregu sa duhet me importu (KEDS). Për shkak se KEDS-i nuk e ka porositur/rezervuar rrymën me kohe, rrjeti energjetik është në prag të kollapsit total. Për ta shpëtuar sistemin nga kolapsi total, KOSTT-i detyrohet të urdhërojë ndërprerje (reduktime) të rrymës”, ka shkruar ajo.

