Ymeri reagon rreth çmimit të naftës: Mund të rriten në sekond, shkak mungesa e rezervave
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka vendosur çmimet maksimale ditore për derivate në Kosovë, duke përcaktuar për sot dizelin 1.86 euro/litër dhe benzinën 1.49 euro/litër.
Me këtë rast, ka reaguar deputetja e LDK-së Janina Ymeri.
Ajo ka paralajmëruar se çmimet mund të rriten shumë shpejt për shkak të mungesës së rezervave strategjike dhe kontrollit të dobët të tregut.
“Kosova nuk ka as stok nafte të deklaruar ndërkombetarisht edhe Komuniteti për Energji ka dërguar Kerkesë me Shqetësim për naftë po pa reagim nga Qeveria”, ka shkruar në reagimin e saj Ymeri.
Postimi i plotë:
Disa gjëra që duhet me i dit edhe për naftë, për një sistem të kapt Knap:
1. Ligji për Tregtinë e Naftës edhe Udhëzimet Administrative nuk kushtëzon që shitësi të ketë rezerva kshtuqë çmimi mund të ngritet në sekond nga një lajm.
Siç ka thënë kryetari i shoqatës së naftarêve, me qeverinë e re (VV), ligji i naftës me udhëzimet u rregullu qysh ka dasht Shoqata e Naftarëve.
2. Ligji i detyrueshëm për rezerva strategjike të naftës (jo ato të përfshira në ligjin për rezerva shtetërore, jo rezervat në pikën 1) nuk është përpiluar fare.
Jemi ndër të paktat vende që nuk kemi rezerva strategjike të naftës bile as ligj për rezerva, vetëm për tregti. Kosova nuk ka as stok nafte të deklaruar ndërkombetarisht edhe Komuniteti për Energji ka dërguar Kerkesë me Shqetësim për naftë po pa reagim nga Qeveria.
3. Kufizimi i marzhave të fitimit nuk mund të kontrollohen sepse sistemi i shitjes në Kosovë nuk është as digjital as i integruar dhe inspektorët nuk kanë mundësi me kontrollu naftarët.
Kur e pyeta Ministren Lila qysh po kontrollon këtë nuk dul në Kuvend se e din që marzhat nuk kontrollohen, kjo ka qenë rrenë e madhe edhe për atë çmimet kanë fluturu.
4. Autoriteti i Konkurrencës nuk funksionon si duhet, është institucion prej të cilit ma së shumti kam ankesa si nënkryetare e Komisionit për Ekonomi edhe në zallamahi si ështy ky Autoritet nuk ka mundësi të kontrolloj tregun .
(Tjetër post për këtë Autoritet)
5. Ligji për çmime tavan për produkte themelore nuk e bën kontrollimin e çmimit tavan për naftë.
6. Qeveria VV nuk e heq TVSh as Akcizën sa ekonomia është aq e dobët saqe nëse hiqet TVSh ja nga produkt esencial si nafta, del që Kosova pa tatime të Doganës rrezikon krizë sociale edhe ky është tmerri i Qeverisë.
Me mbet pa para tona pra këta nuk janë nē xhipa të zi kaq rehat prandaj nuk ulin TVSH ne se frikësohen.
Çmimet do kontrollohen asisoji që çmimi maksimal rritet sipas lajmeve po nuk zbret se nuk kemi as kontrollë as rezerva.
Për ndihmë, pompat në fshatra edhe rrethinë të qyteteve kanë naftën ma lirë.
Vetëm dje në rrugën Prishtinë Ferizaj çmimi ka dallu 6-7 cent nga pompat në magjistrale edhe ato në qendër.

