18:27 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ymeri: Shpend Ahmetin e kam tezak, e më shumë e kam shok të idealit e angazhimit

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka treguar se bashkë me kryetarin e tanishëm të Prishtinës, njëherësh kandidat për një mandate tjetër në këtë komunë, Shpend Ahemtin, kanë jetuar në të njëjtën hyrje.

Ymeri ka shprehur përkrahjen e tij në drejtim të Ahmetit pasi sipas tij, vetëm me Shpendin, Prishtina mund të rritet mbarë e mirë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai shton se tani kur ata janë rritur, më shumë se tezak e ka shok.

Ky është postimi i plotë:

Kur ishim të vegjël, me Shpendin, banonim në të njëjtën hyrje. Kalonim shumë kohë së bashku. Më shumë se tezak e kisha shok.

Kur u rritëm vazhduam bashkë. Edhe tash më shumë se tezak e kam shok. Dhe më shumë se shok, e kam shok të idealit e angazhimit.

Kështu jemi rritur. Në Prishtinë.

Bashkë me Prishtinën e cila po rritet.

Vetëm me Shpendin mund të rritet mbarë e mirë.

Vetëm Shpendi mundet.

#shpendiedhe4