75 Mall Live Search
08:51 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Yoga në shkolla ka ‘ndikim të thellë’ në sjelljen e nxënësve

Një projekt, ndjekja e klasave të  yogës në shkolla ka ndihmuar fëmijët me sfida sociale dhe emocionale, sipas një mësuesi kryesor.

 

Klasat në “Reedham Primary në Norfolk” kanë qenë të dedikuara për fëmijë me një varg nevojash të veçanta, përfshirë autizmin dhe çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes.

 

Mësuesit e yogës përqendrohen në teknika që promovojnë një ndjenjë qetësie dhe gjykimi, që u ka ndihmuar  fëmijëve të zhvillojnë aftësinë për të menaxhuar sjelljen dhe t’i përgjigjen stresit, ankthit dhe depresionit.

 

Kreu Chris Edvard theksoi : “Ne kemi parë se si praktika e jogës ka një ndikim të thellë te disa fëmijë. Ata duket se janë më të qetë dhe në paqe me veten dhe rrethin e tyre.

 

“Duke qenë më shumë nën kontroll të ndjenjave të tyre, sjellja dhe qëndrimet e tyre ndaj të mësuarit dhe jeta në përgjithësi janë përmirësuar.” Shkruan, IndeksOnline.