75 Mall Live Search
16:16 / E Diele, 18 Maj 2025 / G T

Yong Boysi e mposht thellë kampionin, Ajeti shënon gol për Baselin

Skuadra e Yong Boys ka shënuar fitore të thellë 6:2 ndaj Baselit, në ndeshjen e Superligës së Zvicrës.

Gol për ekipin mysafir shënoi Albian Ajeti në minutën e shtatë, shkruan Indeksonline

Ajeti shënoi një gol pas asistit nga bashkëlojtari Soticek.

Sulmuesi shqiptar i Baselit gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.

Kujtojmë që Baseli ditë më parë festoi titullin kampion të këtij sezoni./Indeksonline/