17:13 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Young Zerka i takon të kaluarës, kjo është ‘lidhja’ e re e Ronelës!

Prej kohësh është komentuar lidhja në mes dy artistëve, Young Zerka dhe Ronela Hajati, por që ata asnjëherë nuk e kanë mohuar e as pohuar.

Ndërsa së fundi ata thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes përfundimisht, ndonëse kjo gjë nuk është konfirmuar, shpesh herë postimet që dyshja bëjnë në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet një gjë  e tillë, shkruan Indeksonline.

Edhe në një postim që ka bërë së fundi Ronela ka nxitur edhe më shumë këto thashetheme, teksa po shijonte një pasdite në Tiranë ishte mbishkrimi përkrah fotos që mori vëmendjen.

Ne një marrëdhënie zyrtare me “pethkun”, ka shkruar Ronela.

Ndryshe, Ronela së fundi publikoj projektin ‘MVP’ që u prit mirë nga adhuruesit e saj./Indeksonline/