22:02 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Young Zerka më në fund zbulon të dashurën e tij! A është kjo Ronela? (Foto)

Young Zerka dhe Ronela Hajati ka kohë që dyshohet se janë në lidhje dashuri. Mirëpo asnjëri nga ta nuk kanë dhënë detaje nëse ata janë çift. Megjithatë dyshja janë të pandashëm në çdo paraqitje të tyre skenike, shkruan Indeksonline.


Mirëpo është Young Zerka ai që sot ka vendosur të shpalos detaje në lidhje me të dashurën e tij. Ai ka postuar një fotografi nga pushimet verore në rrjetin e tij social Instagram, ndërsa shihet në përqafim të një vajze, e cila fshihet pas një kapeleje.


E duke marrë parasysh që Ronelës i pëlqejnë tej mase kapelet, dyshohet se është vet këngëtarja e dashura enigmatike./Indeksonline/