Young Zerka publikon projektin muzikor “Nesër”
Këngëtari shqiptar i njohur si Young Zerka dje ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga mbanë titullin “Nesër” dhe vjen në bashkëpunim me Anila Mimamin, dueti i parë i dyshes.
Muzika dhe aranzhimi është bërë nga BigDeal Records Melody, teksti nga Young Zerka, ndërsa për videoklipin u përkujdes produksioni Talelli.
As kësaj radhe artisti nuk ka ikur nga stili i tij i veçantë, teksa kënga vjen me ritme të lehta verore./Indeksonline/