75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

Youtube do t’i rikthejë llogaritë e fshira për keqinformim

YouTube planifikon të rikthejë disa llogari që ishin ndaluar për shkelje të rregullave për keqinformim të vazhdueshëm për pandeminë Covid-19 dhe zgjedhjet amerikane të vitit 2020.

Njoftimi erdhi përmes një letre nga avokati i kompanisë mëmë, Alphabet, në përgjigje të një hetimi të republikanëve se administrata e mëparshme Biden kishte detyruar kompanitë e mëdha teknologike që të fshinin disa lloje përmbajtjesh.

Youtube, ashtu si platforma të tjera, ka lehtësuar moderimin e përmbajtjes në vitet e fundit.

“Youtube vlerëson zërat konservatorë në platformë dhe pranon se këta përdorues kanë ndjekje të gjerë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në diskutimin publik. Kompania e pranon se këta përdorues janë mes atyre që sot formësojnë konsumin online duke siguruar intervista që duhen parë dhe u japin mundësinë shikuesve që të dëgjojnë politikanë, të famshëm, biznesmenë etj”, thuhet në letër.

Ndërsa në një postim në X, platforma tha: “Kemi marrë shumë pyetje për një rikthim në Youtube për disa përdorues të ndaluar më parë që të krijojnë një kanal të ri. Ky do të jetë një projekt i kufizuar pilot, i disponueshëm për disa përdorues, llogaritë e të cilëve janë fshirë nga politika që tanimë janë rrëzuar.”

Programi i rikthimit do të prezantohet zyrtarisht brenda pak javësh.