Youtube, Facebook dhe Twitter bëhen bashkë kundër Trump, ia heqin videon nga platformat e tyre

Facebooku ka hequr një video të shkurt të presidentit Donald Trump në të cilën ai nxit përkrahësit e tij që hynë brenda në “Capital Hill” gjatë të së mërkurës, që të shkonin në shtëpi, derisa vazhdonte të përsëriste akuzat e pabaza në lidhje me integritetin e zgjedhjeve presidenciale, shkruan khqa.com.
Po ashtu edhe platforma tjetër Youtube ka hequr videon e Trumpit, me të cilën siç thuhet ai shpërndan deklarata të rreme në lidhje me zgjedhjet. Mirëpo një kopje e videos ishte e lehtë të gjendej gjatë të së mërkurës në mbrëmje.
Guy Roseni, zëvendpresident i Facebookut për integritet, ka thënë në Twitter, se videoja është hequr pse “kontribuon në përhapjen e dhunës”.
Nërkohë Twitteri, nuk e ka hequr videon, por ua ka pamundësuar njerëzve që të mund të bëjnë retweet ose të komentojnë në të.