23:00 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

YouTube heq nga rrjeti intervistën e Joe Rogan ku vaksinat krahasohen me “psikozën masive”

Rrjeti YouTube ka fshirë nga kanalet e tij një video të një prej episodeve të fundit të komentuesit ‘Joe Rogan Experience’ ku prezantuesi bënte një bisedë me Dr Robert Malone – studiuesin e vaksinës së Covid-19 me disa precedentë deklaratash të konsideruara si “dezinformim”, nga linja kryesore e mediave.

Episodi në fjalë, Nr. 1757, u ngarkua në rrjet natën e vitit të ri nga zoti Rogan por u fshi nga platforma vetëm pas disa orësh, raporton rrjeti, Post Millenial Reports.

Duke parë pikëpamjet e kontestuara të doktorit ndaj Covid-19 dhe kundërshtimin ndaj vaksinave  të detyrueshme për të miturit, veprimi i YouTube ka ndezur shumë kritika censure mes komentatorëve dhe politikanëve të djathtë.

Biseda mes Rogan dhe Dr. Malone, e cila është bërë virale, bën paralelizma mes shoqërisë aktuale të SHBA dhe asaj të Gjermanisë së viteve 1920-të e 1930-të, kur nazistët po ngriheshin në pushtet, ndërsa thuhet se edhe shoqëria amerikane është duke krijuar një “psikozë-masive.” .

“Ishte në fakt një hetim intelektual evropian mbi atë që po ndodhte në Germani në vitet 1920 e 1930. Një popullatë shumë inteligjente, shumë e arsimuar, që papritur u çmendën. Dhe si ndodhi kjo? Përgjigja është me anë të formimit të psikozës masive”, shkruan britanikja Independent.

“Nëse ke një shoqëri që është shkëputur nga njëri-tjetri, dhe ku frika mbizotëron në ajër, shumë gjëra nuk kanë kuptim, ne nuk mudn të kuptojmë të vërtetën. Dhe në këtë atmosferë, vëmendja e njerëzve fokusohet nga liderët në disa aspekte të vogla, ose në një seri eventesh, tamam si në një psikozë. Ata bëhen krejtësisht të hipnotizuar dhe dhe mund t’i drejtosh kudo”, thotë doktor Malone.

Adresa e videos tashmë të fshirë nga youtube  tregon se ajo është hequr nga rrjeti për shkelje të “Udhëzimeve komunitare të platformës” , duke sugjeruar se në të m und të ketë dezinformacion. /Independent /