75 Mall Live Search
16:22 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

YouTube ka fshirë mbi 300 video të Donald Trump

YouTube ka fshirë më shumë se 300 reklama për fushatën e rizgjedhjes së presidentit Donald Trump për shkeljen e politikave të saj.

Sidoqoftë, raportet nuk jepnin informacione se cfarë përmbajnë videot ose cfarë rregullash kishin shkelur, transmeton Indeksonline.

“60 Minutes” tha se nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse reklamat ishin hequr sepse ato përmbajnë pretendime të rrema, shkelje të të drejtave të autorit ose thjesht gabime gramatikore.

Presidenti Donald Trump në "samitin e tij të mediave sociale" në Shtëpinë e Bardhë

Raporti vjen javë pasi Faceook u kritikua për refuzimin për të hequr një reklamë të fushtatës Trump që përmbante falsitete në lidhje me arsyet e Joe Biden për të kërkuar largimin e një zyrtari ukrainas.

Gjigandët e mediave sociale kanë kohë që janë nën presion për të ndaluar rrjedhën e dezinformatave në faqet e tyre, ku politikat janë zbatuar dobët, dhe algoritmet mund të shtyjnë lajme të rreme dhe dezinformime për miliona lexues.

Një shembull i spikatur është operacioni masiv i Rusisë për të përhapur lajme të rreme për të ndihmuar zgjedhjet e Trumpit në vitin 2016./Indeksonline/

Trump florida 2020