75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / k.v

Yves Saint Laurent për herë të parë në Kosovë/ EBC Cosmetics sjell “YSL Beauty Light Club” në Albi Mall

Kosova po mirëpret për herë të parë një ngjarje unike nga bota e kozmetikës luksoze, “YSL Beauty Light Club”, i sjellë ekskluzivisht nga EBC Cosmetics, distributori zyrtar i brendit prestigjioz Yves Saint Laurent (YSL).

Ngjarja do të zhvillohet në qendrën tregtare Albi Mall, nga data 30 korrik deri më 17 gusht, dhe premton një përvojë të paharrueshme për të gjithë dashamirët e bukurisë, stilit dhe aromave të veçanta.

“Harrojini rregullat, ky është vendi ku festohet individualiteti dhe guximi”, thuhet në njoftim nga organizatorët.

Gjatë kësaj periudhe, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër magjinë e produkteve ikonike të YSL, të grimuar nga artistët profesionistë të bukurisë, nën udhëheqjen e Billy (Ivana Bilandžija) – artistja zyrtare e grimit për YSL Beauty.

Ngjarja do të përfshijë gjithashtu një eksplorim të botës së aromave, ku ekspertët e parfumëve do t’ju ndihmojnë të gjeni nuhatjen që i përshtatet më së miri personalitetit tuaj – për të krijuar një aura unike dhe të paharrueshme.

Përfitime ekskluzive për vizitorët: Dhurata të personalizuara, ofertat speciale vetëm gjatë eventit dhe produkte të reja dhe prezantime unike.

Ngjarja është e hapur për të gjithë adhuruesit e bukurisë dhe luksit – nga 30 korriku deri në përfundim të sasisë së ofertave. Mos e humbni këtë mundësi të rrallë për të hyrë në botën magjike të YSL Beauty, tani edhe në Kosovë!