75 Mall Live Search
12:46 / E Hënë, 15 Prill 2024 / Gj. Sh

Zbulohet zëvendësimi i Tuchel-it te Bayerni, Zidane trajner, kurse Ribery ndihmëstrajner

Bayern Munich thuhet se i është afruar ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane për të zëvendësuar Thomas Tuchel si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Pasi rivalët e tyre Bayer Leverkusen, dje festuan titullin duke i lënë mbrapa me 16 pikë larg në tabelë.

Klubi njoftoi tashmë në shkurt se, Tuchel ishte i vendosur të largohej në verë pas një sezoni jo edhe aq të mirë.

Sipas gazetës Blid, Zidane thuhet se është objektivi kryesor i gjermanëve.

Raporti pretendon se klubi ka kontaktuar me të me një propozim për të marrë drejtimin nga sezoni 2024-25, me ish-lojtarin legjendar Franck Ribery që mund të vijë si ndihmës menaxheri i tij.

Barriera gjuhësore mund t’i shkaktojë problem Zidane që të marrë drejtimin, pasi francezi nuk flet rrjedhshëm gjermanisht ose anglisht.

Megjithatë, Bayern ka disa alternativa në mendje nëse nuk arrin të sjellë Zidane. /IndeksOnline/