75 Mall Live Search
15:47 / E Premte, 10 Janar 2025 / G T

Zabërgja i pandalshëm, shënon sërish gol për Dinamon

Ka përfunduar sfida mes Bylisit dhe Dinamos, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Ishin pikërisht këta të fundit që shënuan golin e parë me anë të Markut në minutën 19’. Në krahun tjetër, Dinamo barazoi shifrat me Zabërgjën në të 49-tën. Ndërsa në frymën e fundit të sfidës, ishte Berko që shënoi një gol të çudtishëm, për t’i dhënë fitoren Bylisit.

Me këtë fitore, ballshiotët e drejtuar nga Nevil Dede shkojnë në kuotën e 21 pikëve në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Djës mbetet në vendin e parë me 34 pikë.