75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / Z S

Zabërgja prezanton pesë shtyllat kryesore të programit në garën për Prishtinën

Kandidati për Asamble Komunale i Nismës Social Demokrate të Kosovës, Endrit Zabërgja ka prezantuar pesë shtyllat kryesore të programit në garën për Prishtinën.

Sipas Zabërgjës pesë shtyllat kryesore janë: Rinia, Shërbimet publike, Sporti, Kultura dhe Parqet.

Nisma Social Demokrate në zgjedhjet e 12 tetorit garon me numërin 186 ndërsa Zabërgja është bartës i listës./Indeksonline/