Zac Efron shprehet mirënjohës pasi fitoi çmimin ‘Emmy’

Aktori amerikan, Zac Efron ka fituar çmimin ‘Emmy’ dhe është mjaftë i ngazëllyer për këtë shpërblim.
Pas fitores, Efron ndau një moment për të festuar duke i falënderuar ata që i kanë shikuar seritë e tij në Netflix, transmeton Indeksonline.
“Wow! Kurrë nuk e prisja këtë dhe kaq mirënjohës,” shkroi Efron. “Një falënderim i madh për @DaytimeEmmys @netflix dhe ekuipazhit tonë të vogël, por të fuqishëm, #downtoearth që bëri këtë shfaqje se çfarë është”.
“Mbi të gjitha, falënderoj të gjithë ju që keni parë dhe shijuar D2E . Kjo është për ju. ❤️” shtoi Efron.
Sezona e dytë e serialit do të shfaqet në vitin 2022./Indeksonline/
Wow! Never expected this and so grateful. A HUGE thank you to @DaytimeEmmys @netflix and our small but powerful crew, #downtoearth who made this show what it is. And most of all, thank all of you for watching and enjoying D2E. This is for you. ❤️ pic.twitter.com/PFeMFecSlu
— Zac Efron (@ZacEfron) July 19, 2021