23:57 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Zac Efron thotë se Leonardo DiCaprio e mësoi se si ta përballonte famën dhe paparacët

Zac Efron zbuloi se Leonardo DiCaprio iu afrua kur ai ishte në fillim të famës së tij, për ta ndihmuar atë të merrte vëmendjen. 

Ylli i Bayëatch, 32 vjeç, thotë se Leo e ftoi atë për mëngjes në vitin 2008 për t’i dhënë disa këshilla se si të përballohej mënyra që jeta e tij tashmë kishte ndryshuar.

Duke u shfaqur në Hot Ones, Zac zbuloi se dyshja u takuan në një lojë basketbolli të LA Lakers: “Unë e prisja atë për të folur dhe ai më tha “Hej njeri, a dëshiron të hamë mëngjes së bashku nesër?” 

Zac Efron Shares Funny Bromance With Leonardo DiCaprio

“Dhe unë thash Po. Kështu që ai e shkruajti numrin e tij të telefonit dhe ma dha, ndërsa skuadra tjetër po shënonte, askush nuk e pa dhe unë e mora atë.

Zac thotë se ai shkoi në shtëpinë e Leo në Hollywood, ku ylli i Titanic tregoi aftësitë e tij të gatimit. 

Ai shtoi: “Leo po gatuante waffles, por më pas i dogji ato dhe pastaj i bëmë petullat. Ishte e mrekullueshme”.

“Kam pasur një miliard pyetje për të. Padyshim që merrem me shumë paparacë në jetën time. Dhe duke ndenjur pranë Leo i thash se si e kishte kaluar këtë për kaq shumë kohë”.

“Dhe ai tha: “Sinqerisht, ju po e merrni atë pak më ndryshe. “

Leonardo DiCaprio gave THIS precious advice to Zac Efron about ...

Zac ishte ndjekur për te Leo nga 10 vetura të fotografëve, të cilat as Leo nuk ka pse të luftojë.

Më pas Zac tregoi reagimin e Leos. “Ai tha: Po, nuk ka kurrë kaq shumë makina këtu … Kjo është cmenduri”.

Por më tutje Leo i tha të mos shqetësohej për këtë gjë.

Zac shtoi: “Unë vërtet e vlerësoj për atë që bëri. Ai më bëri të ndihem mirë për këtë, më ndihmoi pak më shumë”./Indeksonline/