Zaev dhe Vuçiq takohen në fund të këtij muaji, do të flasin për “Mini Shengenin”

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev njoftoj sot se mund të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiq në fund të këtij muaji, ose në fillim të tetorit.
Temë e takimit do të jetë projekti i “Mini Shengenit”, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi duke punuar shumë në heqjen administrative të barrierave, kryesisht në kufij, për një fluks më të shpejtë të mallrave dhe udhëtarëve. Unë besoj se në takimet e ardhshme do të kemi informacione nga pala serbe”, u shprehë Zaev. /Indeksonline/