75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zaev: Duhet gjetur zgjidhje për demarkacionin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se sot me liderët kosovarë ka diskutuar në detaje se si të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se ka marrë mbështetje nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për uljen e pritjes së udhëtarëve dhe mallrave.

Po ashtu shefi i ekzekutivit maqedonas tha se do të vazhdojë mbështetja e ndërsjellë drejt integrimit euro-atlantik.

Ai theksoi se biseduan edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, çështjen e hapur mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin për të cilin tha se duhet gjendur një zgjidhje.