11:38 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zaev e ‘han foren’, bie pre e talljeve të komikëve rus – flet edhe për Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka rënë në grackë të talljeve nga komikët rusë Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus).

Rusët kanë publikuar një bisedë në “Youtube” duke iu prezantuar Zaevit si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Përpos temave të brendshme të Maqedonisë,  Zaev ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline

Rreth idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Zaev thotë se, qëndron Rusia. “Jam kundër kësaj ideje, pasi nuk ka praktikë ndërkombëtare të ndryshimit të territoreve”, u shpreh Zaev në telefon.

“E them se Serbia ka qëllime të ndryshojë territorin, dëshiron të merr një pjesë nga Kosova dhe t’i jep një pjesë tjetër. Mendoj se Rusia qëndron prapa, pasi ata dëshirojnë të tregojnë praktikë ndërkombëtare dhe argumente për problemin me Ukrainën dhe zonën e Kaukazit. Kjo është shumë e keqe, ne jemi kundër kësaj, pasi nuk ka praktikë ndërkombëtare për ndryshim të territoreve”, u shpreh Zaev.

Shikoni të plotë videon: