12:19 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zaev i gëzohet takimi me Vuçiqin, ja çfarë i dhuron atij (Foto)

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takua sot me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Por, Zaev nuk shkoi në këtë takim duar bosh, transmeton Indeksonline.

Kësaj radhe ai kishte vendosur  që t’i bëj një dhurata Vuçiqit.

Zaev kishte sjellë një fanellë të futbollit të ekipit të Vardarit me numrin 9, ku mbante emrin “Vuçiq”, duke e falënderuar atë thellësisht.

Ndryshe, temat kryesore në këtë takim siç kanë theksuar ata kanë qenë përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve si dhe forcimi për bashkëpunimin ekonomik./Indeksonline/.