12:46 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zaev: Nuk do ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet, partitë shqiptare pa përgjigje

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për përkrahjen e bujqve të rinj në Ministrinë e Bujqësisë Pyjeve dhe Ekonomizimit të ujërave, Zaev theksoi se nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet në tërë territorin e RM-së dhe se Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën dhe me të vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve që deri më tani nuk kanë qenë të mundura.

“Ligji për gjuhtë është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve”, theksoi Zaev.