75 Mall Live Search
15:05 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zaev: Partitë të përgatiten për zgjedhjet e 12 prillit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se partitë politike t’i përgatisin listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

Zaev ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen më 12 prill, sepse e gjithë procedura për ratifikimin e anëtarësimit në NATO pritet që të përfundojë deri më 11 shkurt, kur edhe shpërbëhet përbërja aktuale parlamentare.