Zaev ra pre e rusëve, mbrëmë i kërkoi falje Thaçit dhe gjithë Kosovës!
Bujë të madhe bëri fakti se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ra pre e një gracke të talljeve nga komikët rusë Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus).
Rusët kishin publikuar një bisedë në kanalin ‘Youtube’ ku prezantoheshin tek Zaev, si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ndër bisedat e shumta që u bën, Zaev foli edhe për çështjen Kosovë-Serbi. Madje në bisedë duke menduar se po fliste me Poroshenkon, Zaev deklaroi se për idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë rënë dakord, por se kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja gjermane.
Lidhur me gjithë këtë zhvillim, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur sot se Zaev e ka telefonuar mbrëmë duke i kërkuar falje atij dhe gjithë Kosovës, raporton Indeksonline.
Madje Thaçi tha se me Poroshenkon ka biseduar live në disa takime, por jo përmes telefonit.
“Sa i përket pyetjes tuaj dhe kryeministrit Zaev unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë tjetër rreth 20 minuta me Zaev, kryeministri më ka thirrur mua si presidenti i Kosovës për t’u sqaruar në atë cka ai ka biseduar me njerëzit të cilët e kanë thirrur, më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka rënë preh e mashtrimit dhe e gjitha çfarë ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës që gjoja do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme , në dezinformata dhe në të dhënat apo lansimet e gazetës ‘Sputnik’ dhe thashethemeve ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht, por edhe Kosovës në të njëjtën kohë ka potencuar se ato çfarë ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon janë gjëra të cilat nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar qartë se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë apo informacion zyrtar nga askush për atë që ka deklaruar, por të gjitha i ka të dëgjuara nga thashetheme lokale dhe ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë në veçanti të prezantuara dhe lajme të rrejshme të gazetës ruse ‘Sputnik’, tha Thaçi.
Tutje shtoi se raportet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, të fqinjësisë së mirë dhe se Kosova do të vazhdojë të fuqizojë perspektivën euroatlantike.
“Unë kam zhvilluar fushatën mbështetëse për referendumin e Maqedonisë për ndryshimin e emrit dhe bashkëpunimin presidencial por të gjitha institucionet do të mbeten në kuadër të bashkëpunimit të standardeve evropiane.Ta them të drejtën mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, por është fakt se prej institucioneve të Kosovë këtu ku punoj në presidencë ka pasur kujdes maksimal pasi nuk mund të falsë me dike paraprakisht pa qenë i informuar, pa njohur temat të cilat mund ti flas dhe pa u lidhur të dyja kabinetet me kë do të flasë.Ka qenë para 7-8 muaj kjo përpjekje për të biseduar, por kabineti ka bërë punë profesionale dh e kanë pamundësuar bisedën e këtyre dy mashtruesve me ne. Ndërsa presidentin Poroshenko kam takuar në disa takime dhe ishte me vullnet të mirë. Do të thotë kemi biseduar live, por jo në telefon”, përfundoi Thaçi./Indeksonline/