75 Mall Live Search
20:31 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Zaev takohet me liderin shqiptar në Maqedoni, flasin për ndryshimin e emrit!

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot është takuar me kryetarin e partisë shqiptare opozitare ‘BESA’, Bilal Kasami.

Në këtë takim është folur  rreth ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen të martën, transmeton Indeksonline.

Sipas komunikatës së qeverisë për shtyp, në takim ka pasur një atmosferë pozitive, ku kryetari Kasami ka treguar kërkesat e tij ndaj qeverisë së Zaevit.

Në ndryshimet kushtetuese është e përfshirë edhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë./Indeksonline/