12:29 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zaevi pro një marrëveshjeje Kosovë-Serbi që do të siguronte stabilitet në rajon

Bashkëpunimi regjional, referendumi dhe problemi i Kosovës kanë qenë tema diskutimi të takimit mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe  presidentit serb Aleksander Vuçiq, që u mbajt gjatë ditës së diele.

Kur u fol për problemin e Kosovës, Zaev theksoj se duhet të mblidhen liderët e regjionit që të gjejnë një zgjidhje strategjike. Ai po ashtu u ndal edhe tek tema e shkëmbimit të territoreve ku tha se duhet të gjendet një marrëveshje që siguron mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Maqedonia mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën, një zgjidhje që do të përmirësojë jetën e serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duhet të jetë një zgjidhje që siguron paqe, stabilitet dhe siguri në Kosovë, Serbi dhe në të gjithë rajonin”, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Kurse presidenti serb tha se serbët dhe shqiptarët duhet të lënë urrejtjen e tyre prapa dhe të normalizojnë marrëdhëniet./Indeksonline/