15:41 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / A. M.

Zafa e quan “racë të poshtër” Demin: S’mundem që me “snajperk” t’i ruaj sistemet e çdo institucioni!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka reaguar ndaj analistit, Agron Demi, rreth çështjes së vjedhjes së 2 milionë eurove . Madje, këtë të fundit ai e ka quajtur “racë të poshtër”.

Sipas Berishës, “Hajni i shtëpis” nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milion eurove në ministrinë e Hykmete Bajramit, po del të është bërë nga dikush brenda.

“… i cili e ka shfrytëzuar “pauzën” për të ndërhy nëpër fjalëkalime në sistemin e thesarit”, ka shkruar Berisha.

“Nëse unë jam koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni”, ka deklaruar zv/ministri i Punëve të Brendshme.

Postim i plotë:

Raca e poshtër e sojit të Agron Demit po mundohen me u bërë interesant dhe lajm duke e lakuar emrin tim!

(Sipas këtij soji edhe arka e vjedhur në AUV është sulm kibernetik)

“Hajni i shtëpis” sipas mendimit tim nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milion eurove në ministrinë e znj Bajrami, po delë të është bërë nga dikush mbrenda i cili e ka shfrytezuar “pauzën” për të ndërhy nëpër fjalekalime në sistemin e thesarit.

Nëse unë jam koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni.

Detyra që jam duke bërë është që Kosova urgjenitishtë të ketë ligjin për Siguri Kibernetike, që për fatin e keq deri tash i mungon dhe përmes ligjit të krijojmë autoritete të veqant për siguri kebernetike.

Zafa