Zafa: Kjo është tradhti ndaj së ardhmes të Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Zafir Berisha ka marrë përkrahje të madhe në qytetin e Prizrenit.
Ai është shprehur se ajo që po u bëhet qytetarëve nga qeveria në ikje është padrejtësi e hapur.
Postimi i plotë:
Me qytetarët e Prizrenit, në lagjen Kurrilla, në këmbë për t’i dhënë fund keqqeverisjes në Kosovë duke mbështet nr. 129!
Ajo që po u bëhet qytetarëve nga qeveria në ikje është padrejtësi e hapur, veçanërisht ndaj rinisë sonë. Me politika të dështuara, ata po i dëbojnë të rinjtë nga vendi, duke i detyruar të marrin rrugën e mërgimit, ndërsa sot, pa pikë turpi, mburren se po sjellin krah pune nga vendet e treta, ku varfëria është ekstreme.
Kjo është tradhti ndaj së ardhmes së Kosovës!
Kosova nuk ka nevojë për një qeveri që e zbraz vendin nga bijtë e saj. Kosova ka nevojë për një qeveri që lufton për rininë, që i kthen të rinjtë në shtëpi dhe që e ndërton këtë vend me shpresë për jetë e dinjitet.
Më 28 dhjetor, qytetarët vendosin qartë:
larg keqqeverisja – afër rinia, afër Kosova!

