Zafa: Në Poslishtë të Vërrinit për të kërkuar mbeshtetje si në kohërat e vështira

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka zhvilluar një tubim me banorët e Poslishtë të Vërrinit.
Berisha thotë se u ka kërkuar mbështetje banorëve të kësaj zone si në kohë të vështira, për ta shpëtuar Kosovën.
Kryetari i Nismës në Prizren, thotë se i ka garantuar të pranishmit në këtë tubim, që siç e kanë nxjerrë Kosovën nga hiri i luftës, njëjtë do të veprojnë duke e nxjerrë vendin nta terri energjetik.