Zafa takon banorët e Hoqës së Prizrenit, zotohet për angazhim në siguri kombëtare dhe zhvillim ekonomik

Kandidati i Nismës për deputet Zafir Berisha ka zhvilluar takim me banorët e Hoqës së Prizrenit.
Ai atyre u ka premtuar angazhim në siguri kombëtare dhe zhvillim ekonomik.
”Si kandidat për deputet premtova angazhimin për forcimin e sigurisë kombëtare dhe ndihmën për krijimin e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik. Do të punoj për të rritur kapacitetet e strukturave të sigurisë dhe për të përmirësuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për parandalimin e kërcënimeve të mundshme”, ka shkruar Berisha.
Do të angazhohem për krijimin e politikave të reja që nxisin investimet e huaja dhe vendore, krijimin e mundësive të reja punësimi dhe rritjen e sektorëve kyç, si energjia e rinovueshme, teknologjia, dhe infrastruktura, ka shtuar Berisha./Indeksonline/