Zafir Berisha e mbush restorantin e tij me mysafirë nga Shqipëria
Restoranti i Zafir Berishës “Kështjella” në fshatin Vlashnje në Komunën e Prizrenit, është mbushur me mysafirë në Shqipëria.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.
“Miq të nderuar dhe te respektuar, Kapacitetet e Hotelit Keshtjella tashme te plotësuar me vellezrit nga Shqiperia të cilet jane prekur nga tërmeti”, thuhet në njoftim.
Aty poashtu ceket se është mirë të drejtoheni me kohë në qendrat tjera të strehimit të cilat janë të shumta në Prizren./Indeksonline/
