23:54 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zafir Berisha e sheh të mirën nga emërimi i tij, thotë se është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se emërimi i tij në pozitën e re megjithatë e kishte një të mirë për vendin. Ai e pranon se nuk është ekspert i fushës por që është bërë reklamë e mirë për fushën.

“Dikush ka dashur të më diskreditoj për lojëra politike. Mirëpo është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike. Edhe po të donin mediet nuk do të bëhej kaq e madhe”, thotë ai.

“Nuk jam ekspert. Por e pranoj dhe qytetarët duhet të dinë se për sigurinë kibernetike punojnë njerëzit më të ditur dhe të aftë, patriotët e ditëve të sotme. Puna që bëhet aty në ditët e sotme është shumë e vlefshme”, shton Berisha.