10:24 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Berisha komenton thirrjet e fundit të Gjykatës Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit, Zafir Berisha është deklaruar rreth thirrjeve të  Gjykatës Speciale për luftëtarët e UÇK-së.

Sipas tij, sot edhe mund të “vajtojmë” për atë që po ndodhë, siç janë duke vepruar disa.

“… por jua kujtoj atë që e dini të gjithë se historia nuk shkruhet sot për atë çka ka ndodhur dje”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

Thirrjet nga Gjykata Speciale për ish luftëtarët e UÇK-së më kujton edhe njëherë arsyetimet e disa kolegëve kur e votuan këtë gjykatë…

-Rraman Morina apo edhe Esad Pashë Toptani po të ishin gjallë do t’i arsyetonin veprimet e tyre, mirëpo pasojat e tyre i ka vuajtur populli shqiptar siç ka filluar t’i vuaj pasojat edhe të votimit të Gj. Speciale!

-Fatkeqësia bëhet edhe me e madhe dhe tragjike kur disa nga ata që votuan gjykatën, pasojat e të cilës do të jen historike, janë rizgjedhë përsëri deputet të Kuvendit të Kosovës.

-Kam përshtypjen se edhe E.P.Toptani për veprimet e veta në atë kohë ka pasur mbështetësit e vet, siç i ka pasur edhe Rr.Morina, kohën kur ka vepruar ky i dyti, një pjesë e madhe e jona e kemi të freskët!

-Veprimi dhe vendimi në kohën e caktuar ka rëndësi të madhe, prandaj duhet pasur kujdes kur je faktor.

-Sot edhe mund të “vajtojmë” për atë që po ndodhë, si janë duke vepruar disa, por ju kujtoi atë që e dini të gjithë se historia nuk shkruhet sot për atë çka ka ndodhur dje!!!

Zafa