16:20 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zafir Berisha nderon dëshmorët e UÇPMB-së

Sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë janë nderuar tre luftëtarët e rënë para 19 vitesh në Kosovën Lindore me emblemën e UÇPMB-së.

Në nderim të tre dëshmorëve, Betim Berisha, Eqrem Hoxha e Shkelzen Krasniqi, ishte ish-Komandanti i UÇK-së nga zona e Prizrenit, Zafir Berisha, i përcjellur nga miq e bashkëluftëtar.
Berisha ka thënë se tre luftëtarët do të mbesin të paharruar në kujtesën dhe historinë e shqiptarëve.

“Ne nderim te tre luftetarve te cilet para 19 vitesh rane per mos te vdekur kurr ne Kosoven Lindore me emblemen e UÇPMB-se e cila ishte vazhdimsi e UÇK-se!
Betim Berisha, Eqrem Hoxha dhe Shkelzen Krasniqi do te mbesin te paharruar ne kujtesen dhe historin e shqipetarve”, ka thënë Berisha.