09:50 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zafir Berisha në Prizren: Së bashku për t’i dhënë kuptim dhe forcë betejës politike të 6 tetorit

Kandidati për deputet në radhat partisë NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha u takua me banorët e Prizrenit.

“Qytetarët e lagjes 28 nëntori (Ortakoll), me një pritje madhështore i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë nga radhët e NISMA Socialdemokrate”, thuhet në njoftimin e zyrës për njoftim të kësaj partie.

Ndërsa, vet Berisha në një njoftim në Facebook u shpreh se takimi miq dhe nismëtar nga fshati Vërrinit(Lybeqevë) në angazhimin e përbashkët për t’i dhënë kuptim dhe forcë betejës politike të 6 tetorit si dhe fuqizim objektivave të Nisma Socialdemokrate.

Postimi i plotë i zyrës për informim:

Qytetarët e lagjes 28 nëntori (Ortakoll), me një pritje madhështore i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë nga radhët e NISMA Socialdemokrate -Dega në Prizren.

Mobilizimi juaj për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit dhe mbështetja e projektit tonë Bashkë për Shtetin është garancë e suksesit tonë në këto zgjedhje, tha kandidati për deputet, Zafir Berisha, para banorëve të lagjes Ortakoll.
Mbështetja dhe rreshtimi juaj përkrahë Nismës Socialdemokrate dhe kandidatëve të saj për deputet do të thotë vazhdimsi e zërit tuaj në Kuvendin e Kosovës. Andaj ju ftoj ta mbështetni NISMA’n Socialdemokrate dhe kandidatët e saj nga qyteti i Prizrenit, shtoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.

Kandidatët për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se mbështetja e projektit tonë Bashkë për Shtetin po rritet çdo ditë e më shumë.
Entuziazmi dhe gatishmëria e banorëve të lagjes Ortakoll për të kontribouar drejtë arritjes së objektivave tona, është garancë e fitores së madhe të Nismës Socialdemokrate dhe Fatmir Limajt si Kryemnistër i vendit.